E shtunë, 29 janar 2011, NOA- U arrestua para një viti për trafik droge, ekzekutohet ditën e sotme.
Sahra Bahrami, 46 vjeç u dënua me vdekje për trafik droge me 2 janar.
Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2009 në Teheran, ndërkohë që merrte pjesë në një manifestim kundër qeverisë, gruaja ishte nën hetim pasi bënte pjesë në një grup të armatosur.
“Një trafikante droge e quajtur Sahra Bahrami, e dënuar për posedim dhe tregti droge, është dënuar me varje në orët e para të mëngjesit të sotëm”, thuhet nga televizioni shtetëror iranian.
Sahra Baharami, shtetase iraniane dhe hollandeze është varur sot në mëngjes në Iran, pasi akuzohej për trafik droge, pasi iu gjet në trup 450 gramë kokainë.
Janarin e shkuar, Holanda kish kërkuar sqarime mbi gruan duke shfaqur dhe shqetësime.
a.y/NOA