English

KMDLNJ viziton presidentin në detyrë, Krasniqi

Prishtinë, 29 janar, NOA - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut viziton presidentin në detyrë, Jakup Krasniqi.

Tema kryesore e bisedës ishte ligji për falje nr.03/L-101 dhe dekretet e Presidencës për falje të personave të dënuar.

Zyrtarët e KMDLNj-së theksuan se vitet e mëparshme është parë që numri i atyre që kanë përfituar nga dekretet për falje nuk ka qenë i kënaqshëm, si nga aspekti kualitativ (kohëzgjatja e viteve të falura) dhe ai kuantitativ (numri i personave të falur).

Nga Krasniqi u kërkua, bazuar në kompetencat e tij , që i jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Ligji për falje, të rrisë numrin e faljeve dhe përzgjedhja e personave të dënuar që përfitojnë faljen të jetë transparente.

Me këtë rast, zotit Krasniqi nga KMDLNj iu dorëzua edhe me shkrim kërkesa së bashku me rekomandime lidhur me dekretet për falje.

KMDLNJ, edhe kësaj radhe, shprehu gatishmëri për bashkëpunim me Zyrën e Presidentit të Kosovës në mbrojtjen, promovimin dhe monitorimin e të drejtave të njeriut.

Krasniqi e vlerësoi lart veprimtarinë e KMDLNJ-së me ç’rast premtoi përkrahje institucionale dhe bashkëpunim në të gjitha fushat që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

n.e/NOA

KOMENTE