English

Komisioni hetimor takon drejtuesit e Gardës

Tiranë, 29 janar, NOA – Komisioni hetimor për ngjarjet e datës 21 janar ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës. Deputetët e Partisë Demokratike kanë zhvilluar biseda me përfaqësuesit e gardës në lidhje me dhunën që u ushtrua në demonstratën e opozitës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha për mediat se efektivat e gardës kanë zbatuar detyrat e tyre dhe sa ky institucion është i gatshëm të ndihmojë institucionet e tjera në vend.

Ai ka theksuar se “Garda është e gatshme që të ndihmojë edhe Prokurorinë”. Sula dhe deputetët e tjerë të PD-së kanë vlerësuar se gjatë datës 21 janar është parë edhe gatishmëria e Gardës për të qenë në krye te detyrës dhe për të përballuar situatën.

a.k/NOA

KOMENTE