Prishtinë, 29 janar 2011, NOA- Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, hedh një varg akuzash mbi liderin e PDK-së, Hashim Thaçi dhe koalicionin e mundshëm me partinë e tij.
“Me të vërtetë kryeministri i vetë shkarkuar, Thaçi, ka thënë se ne nuk e kemi lutur LDK-në për të hyrë në koalicion. Tani s’ ka qysh të na thërrasë më zoti Thaçi. Ne dolëm çuditërisht nga koalicioni. Ne jemi tash këtu. Personalisht edhe herën e parë kam qenë i gatshëm që LDK-ja të mbetet në opozitë, por dolën çështjen madhore për vendin dhe hymë në bashkëqeverisje me PDK-në. Pastaj PDK-ja luajti bixhoz dhe nuk pati respekt për partnerin e koalicionit”, deklaroi Eqrem Kryeziu për të përditshmen “Epoka e Re”.
Më tej ai shprehet se partia e tij ka vendosur përfundimisht të qëndrojë në opozitë.
a.y/NOA