English

Maqedoni-Serbi pa viza drejt njëra-tjetrës

E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Maqedonia dhe Serbia së shpejti do të lëvizin pa viza drejt njëra-tjetrës.

Ky lajm u konfirmua nga Ministri i Brendshëm Serb, Ivica Daçiç, i cili deklaroi në Shkup se Maqedonia dhe Serbia së shpejti do të aplikojnë regjimin e kalimit kufitar vetëm me letërnjoftime.

“Ne po përgatisim të gjitha kushtet për kalimin e kufirit mes dy vendeve vetëm me letërnjoftime. Në takimin e ardhshëm midis dy kryeministrave të të dy vendeve do të nënshkruhet dhe do të hyjë në fuqi vendimi”, deklaroi ministri serb Daçiç.

Ai këtë lajm e bëri të ditur gjatë qëndrimit në Shkup, ku po merr pjesë në shënimin e manifestimit të festës kombëtare serbe Shën Sava në Maqedoni, i ftuar nga komuniteti serb.

a.y/NOA

KOMENTE