English

Ndahet nga jeta aktorja Liza Vorfi

Tiranë, 29 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana - Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare, Liza Vorfi. Teatri Kombëtar publikoi para pak çastesh lajmin dhe tha se “me hidhërim njoftojmë se sot u nda nga jeta një nga aktoret më të njohura dhe më fisnike te tij, Liza Vorfi”.

E ndjera u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare. Homazhet për të ndjerën do të zhvillohen paraditen e së dielës duke nisur nga ora 11.00 tek holli i Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Liza ishte një nga themelueset e këtij institucioni dhe njëkohësisht një shkolle aktrimi për brezat.

Për kontributet e saj te spikatura ajo është nderuar me medaljen Urdhri “Naim Frashri” i artë nga Presidenti i Republikës më 11 korrik 2008.

“Por Liza Vorfi me thjeshtësinë, fisnikërinë dhe veçanërisht me interpretimet e saj do te mbetet perhere ne memorien historike, jo vetëm te teatri Kombëtar, por edhe te shume adhuruesve te artit dhe kolegeve”, thuhet në komunikimin me mediat të Teatrit Kombëtar.

Aktorja Liza Vorfi, u lind në Gjakovë më 29 nëntor të vitit 1924. Në vitin 1932 familja e saj shpërngulet në Tiranë. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh në vitin 1939 si këngëtare në Radio “Tirana”.

Gjatë viteve 1939-1943 vazhdoi studimet në Itali në konservatorin e Romës dhe më pas në Pizaro. Në vitin 1945 ka ardhur në teatër si aktore. Rolin e parë e interpreton në pjesën “Gjido”.

Gjatë karrierës së sajë ka zhvilluar mbi 60 role si: Elmira “Tartufi”, Dezdemona “Otello”, Dorina “Borgjezi fisnik”, Beatriçja “Shërbëtori i dy zotnive”, Dona Luçia “Karnavalet e Korçës”, Marta “Cuca e maleve”, Mara “Përmbytja e madhe” etj. Ka interpretuar me sukses edhe në filmin artistik.

Nder rolet e saj me te spikatura që kane mbetur ne kujtesën tone:

Në Teatër

Elmira tek “Tartufi”

Beatrisa tek “Shërbëtori i dy zotnive”

Dezdemona tek “Otello”

Aktorja tek “Hamleti”

Martirio tek “Shtëpia e Bernarda Albës”

Julia Shevicova tek “Morali i zonjës Dulska”

Dorina tek “Borgjezi fisnik”

Dona Luçia tek “Karnavalet e Korçës”

Marta tek “Cuca e maleve”

Mara tek “Përmbytja e madhe”

Në kinematografi

“Furtuna”

“Debatiku”

“Komisari i dritës”

“Rrugicat që kërkonin diell”

“Lulëkuqet mbi mure”

Ata ishin katër”

“Ne vinim nga lufta”

Roli i fundit është kontesha tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur

KOMENTE