Londër, 29 Janar NOA - Grua, e cila ka sjellë në jetë djalin e Cristiano Ronaldos është ndarë nga jeta. Lajmi është mbështetur nga Katia Aveiro, 33-vjeçe, e motra e yllit të Real Madrid e cila ka deklaruar për gazetën britanike The Sun se: “Nuk ka asnjë grua që e merr ne telefon, asnjë mama. Fëmija nuk ka asnjë nënë pasi ajo ka vdekur”.
Megjithatë Katie nuk sqaron se kur ka vdekur gruaja dhe cilat janë arsyet. Deklaratë e cila mbetet e gjitha për tu verifikuar, ashtu si dhe vetë identiteti i gruas. Ende nuk ekziston një emër, kjo dhe pse para disa muajsh gazetat në Mbretërinë e Bashkuar kanë sugjeruar se nëna e djalit të vogël të Cristiano Ronaldos ishte një studente britanike 20-vjeçare. Gazetat për të thoshin se diçka e tillë kishte ndodhur si rrjedhojë e një nate të çmendur me futbollistin portugez.
r.b/NOA