English

Ngjela: Protestat masive do të vazhdojnë

Tiranë, 29 janar, NOA – Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela deklaroi sot në emër të Opozitës së Bashkuar se protestat masive të qytetarëve do të vazhdojnë.

Në një deklaratë për mediat Ngjela u ndal në demonstratën homazh të zhvilluar dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për nder të tre viktimave. Ai u shpreh se me këtë demonstratë “është bërë një hap gjigant drejt perëndimit”.

Kreu i PLD-së tha se “tubimi ishte një hap i madh para për lirinë në Shqipëri”. Nga ana tjetër ai vlerësoi dhe mënyrën sesi ju përgjigjen thirrjes për homazhe qytetarët.

Ngjela shtoi se shqiptarët dje treguan se “janë të qytetëruar dhe evropian”.

a.k/NOA

KOMENTE