English

Obama thirrje Mubarakut: Merr masa konkrete për demokracinë

Uashington, 29 janar, NOA - Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, duhet që të marrë masa konkrete për një demokraci më të avancuar dhe reforma ekonomike të vend.

Kjo është thirrja që presidenti amerikan, Barak Obama, i ka drejtuar homologut të tij egjiptian, lidhur me ngjarjet e fundit në këtë vend, ku populli ka dalë në rrugë kundër pushtetit të tij 30-vjeçar me kërkesat për përmirësimin e tij.

Obama iu drejtua ndër të tjera autoriteteve egjiptiane që të mos përdorin dhunë dhe i inkurajoi protestuesit që kanë dalë nëpër rrugë të shprehin kërkesat e tyre paqësisht.

Ai tha se populli i Egjiptit ka të drejtën universale të mbledhjes, organizimit dhe fjalës së lirë, të cilat Shtetet e Bashkuara i mbrojë kudo në botë.

"Kur Presidenti Mubarak iu drejtua popullit egjiptian sonte, ai u zotua për një demokraci më të mirë dhe për mundësi më të mëdha ekonomike.

Unë fola me të menjëherë pas fjalimit të tij dhe i thashë që fjalët e tij të kenë kuptim, ato duhet të shoqërohen me masa dhe veprime konkrete për të bënë në jetë premtimet që ai bëri”, tha Obama.

n.e/NOA

KOMENTE