E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Ministria e Jashtme e Paraguait ka njoftuar njohjen e Palestinës si shtet.
Ministria e Jashtme e Paraguait theksoi se “negociatat bilaterale mes Izraelit dhe Palestinës, të cilat aktualisht janë në vendnumëro, janë esenciale për të dy vendet”.
everia e Paraguait e njeh shtetin e Palestinës me kufijtë e para luftës së vitit 1967.
Në këtë mënyrë, Paraguai i shtohet Brazilit, Argjentinës, Uruguait etj, nga vendet e Amerikës së Jugut që e njohën Palestinën si një shtet të pavarur.
Izraeli ka pushtuar pjesë të mëdha të Jerusalemit lindor gjatë luftës gjashtë ditore të vitit 1967 dhe nuk pranon ti lëshojë dhe prej vitesh këto dy vende janë në një konflikt të hapur.
a.y/NOA