Prishtinë, 29 janar, NOA – Ndërsa vetëm para pak ditësh është bërë sërish me djalë, ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, një fat i tillë e priti së fundmi edhe politikanin tjetër të njohur kosovar, Bexhet Pacolli.
Kështu, mediat kosovare bëjnë me dijeni se Pacolli është bërë baba për herë të pestë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Diar.
Ndërsa Haradinaj u mëzua se emrin djalit të tij ia vuri Trim.
“Miq të nderuar, ju njoftoj se në familjen time këto ditë kemi momente gëzimi, zoti na ka gëzuar, im shoqe ka lindur edhe një djalë, e kemi pagëzuar Diar, i lindur më 26.01.2011 në ora 17:56 min, 4.8 kg, 55cm i gjatë”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook lidhur me një lajm të tillë të gëzueshëm.
n.e/NOA