Tiranë, 29 janar, NOA – Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi tha sot për mediat se kreu i PS-së, Edi Rama, do të mbajë përgjegjësi për dëmtimin e imazhit të Shqipërisë më demonstratën e dhunshme në datën 21 janar.
“Rama luajti me jetën e socialistëve. Është përgjegjës për cenimin e sigurisë të cilët nuk ja kanë pasur për borxh ato skena. Ai është përgjegjës për dëmtimin e imazhit të Shqipërie në NATO dhe imazhit të një vendi që kërkon të hyj në BE”, tha sot Patozi në një deklaratë për mediat.
Ai u shpreh se me demonstratën e djeshme “Rama mori përsipër krimin e shëmtuar të 21 janarit”.
Patozi u shpreh se mazhoranca nuk është kundër dialogut me opozitën, por “PD është e vendosur të mbrojë rendin dhe të zbardh të gjitha detajet e grushtit të shtetit”.
Ai u shpreh se është e papranueshme që Shërbimi Informativ Kombëtar nuk kishte asnjë informacion për ngjarjet që do të ndodhin në Tiranë. “Edhe pastrueset e rrugëve në Tiranë kishin dëgjuar se diçka e rëndë mund të ndodhet në Tiranë”, tha dje Patozi.
a.k/NOA