Preshevë, 29 janar 2011, NOA- Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës deklaruan se nëntë të arrestuarit u dënuan padrejtësisht
Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës theksuan se seanca e jashtëzakonshme e këshilltarëve shqiptarë të tri kuvendeve komunale, e mbajtur të premten, është thirrur për të shprehur zemërimin dhe reagimin e shqiptarëve të Luginës lidhur me vendimin e kësaj gjykate.
Ata e vlerësojnë të motivuar politikisht vendimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte të Beogradit, e cila dënoi nëntë të arrestuarit shqiptarë me 101 vite burgim.
Ata kanë kërkuar shfuqizimin e menjëhershëm të këtij aktgjykimi të njëanshëm dhe të padrejtë, në të kundërtën do të shqyrtohen të gjitha format e veprimit politik, deri në shprehjen e padëgjueshmërisë qytetare.
a.y/NOA