English

Policia: Qytetarët, padi për dëmet e pronave më 21 janar

Tiranë, 29 janar, NOA – Policia e kryeqytetit u ka bërë sot thirrje qytetarëve, që ju dogjën makinat dhe dëmtuan dyqanet në demonstratën e dhunshme të datës 21 janar, që të bëjnë dokumentimin ligjor të tyre dhe paditë në gjykatë.

Në një deklaratë për mediat theksohet se në këtë proces përfshihen djegia e makinave, dëmtimi dhe grabitja e dyqaneve, si dhe dëme të tjera ekonomike që mund të jenë shkaktuar.

“Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë u bën thirrje gjithë qytetarëve, të cilëve u janë shkaktuar dëmtime të pronës (djegie makine, dëmtim dyqani, apo dëme të tjera ekonomike) gjatë demonstratës së datës 21 janar 2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Tiranë, për të bërë dokumentimin ligjor të tyre. Materialet procedurale, të përpiluara për dëmtime të pronës, do t`i kalojnë për ndjekje penale Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftim.

Gjatë demonstratës së dhunshme u dëmtuar rreth 15 makina të qytetarë dhe të policisë, si dhe u dëmtua disa dyqane përpara kryeministrisë.

Në raportin e Policisë pas ngjarjes theksohej se demonstruesit kanë grabitur dhe disa dyqane në rrugët e Tiranës pas përfundimit të demonstratës.

a.k/NOA

KOMENTE