English

PS: Zemërimi i popullit nuk mbaron pa ikur qeveria

Tiranë, 29 janar, NOA – Anëtarja e Asamblesë së PS-së, Megi Ajtyresa tha sot se demonstrata e djeshme ishte shenja më e qartë e mos-pajtimit të qytetarëve me korrupsionin dhe qeverisjen e sotme që ka vrarë shqiptarët në një demonstratë paqësore.

Duke ju përgjigjur akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Ajtyresa tha se protestat nuk do të kenë të ndalur.

“Dje qau e protestoi Shqipëria që vidhet përditë nga Saliu e nga zëvendësi i tij. Zëdhënësit të zëvendësit i themi se protesta s’ka për t’u ndalur sa kohë zyrat e qeverisë janë të pushtuara nga kusarë që arrijnë aty deri sa e vrasin këtë popull për të mos dorëzuar bllokun e kusarisë”, tha ajo.

Ajo u shpreh se zemërimi i popullit nuk do të ndalet deri në largimin e qeverisë.

“S’ka mbetur shqiptar që s’e ka marrë vesh se videokusaria e zëvendësit të Saliut e ka përmbysur kupën e durimit dhe zemërimi i popullit nuk mbaron pa mbaruar ky koalicion i turpit”, tha Ajtyresa.

a.k/NOA

KOMENTE