English

SHBA shënon rritje ekonomike

E shtunë, 29 janar 2011, NOA- Ekonomia amerikane ka shënuar një rritje të ndjeshme në muajt e fundit krahasuar me periudhën e mëparshme.

Këtë fakt e ka bërë të ditur raporti i publikuar nga Departamenti Shtetëror i Tregtisë.

Sipas tij vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2010 u përmirësua rritja ekonomike, duke regjistruar shifrën 3,2% ose 0,78% më shumë nga semestri paraardhës.

Pavarësisht papunësisë që mbetet një shqetësim, Departamenti vlerësoi se pagat kanë vazhduar të rriten me një mesatare prej 2% në 2010-n.

Në total, ekonomia amerikane llogarit të jetë rritur me 2,6% në vitin e shkuar, duke u konsideruar si rritja më e madhe në pesë vitet e fundit, fakt i cili i ka bërë optimist amerikanët për situatën e tyre ekonomike.

a.y/NOA

KOMENTE