Oksford, 29 janar, NOA - Për të lënë duhanin vetëm vullneti i mirë duket se nuk është i mjaftueshëm, por ama një pilulë po.
Fjala është për të ashtuquajturën “vareniclinë” e cila ndihmon në heqjen e varësisë prej nikotikës që përmban cigarja dhe largimin e pëlqimit të të pirit një cigare.
"Në studimet tona, ne krahasuam efektivitetin e këtij produkti me një pilulë qetësuese e të padëmshme, - thotë Tim Lancaster, në Universitetin e Oksfordit, i cili koordinoi punën analitike, - e në hulumtimin tonë total për shpikjen e kësaj pilule, morën pjesë më shumë se 10 mijë njerëz”.
Ai shpjegoi më pas se nëse konsumon pilulën magjike të vareniclinës, je i prirur që me kalimin e kohës të pish gjithmonë e më pak cigare, duke mos patur më dëshirë ta bësh këtë.
Vareniclina sipas tij, në të vërtetë është një antidepresiv, i cili ka hyrë në treg me udhëzime të veçanta për t'ju ndihmuar të ndaloni pirjen e duhanit.
Ai mund të blihet pa recetë, dhe kështu ju ndihmon për të kapërcyer ditët e para të varësisë fizike nga nikotina dhe të ndiheni më të sigurt pa të.
n.e/NOA