Shkup, 29 janar 2011, NOA- Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, pritet të mbledhë ditën e hënë krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi situatën në të cilën është futur vendi.
“Të hënën, në ora 10:00 në takimin e rregullt koordinues, pres të vijnë të gjithë shefat e grupeve parlamentare të opozitës dhe maxhorancës. Dialogu politik i cili zhvillohet në takimet koordinuese është mënyra e vërtetë për zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve të hapura”, është shprehur Veljanovski për mediat.
Kjo mbledhje pritet të diskutojë më së shumti lidhur me situatën e krijuar së fundmi me largimin edhe të LSDM-së nga Kuvendi.
Veljanovski shprehet se bojkotimi i Parlamentit nuk është mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve politike.
a.y/NOA