English

BE kërkon reforma në Egjipt

Bruksel, 30 janar, NOA - Qeveritë e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe kanë kërkuar prej presidentit egjiptian Husni Mubarak që të mos përdorë dhunë kundër demonstruesve të qetë dhe të garantojë liri demokratike.

Mubaraku duhet të nisë një proces transformimi dhe të organizojë zgjedhje të reja dhe të lira, thuhet në një kumtesë të përbashkët të kancelares Angela Merkel, presidentit Nicolas Sarkozy dhe kryeministrit, David Cameron.

Reformat e premtuara duhet të zbatohen shumë shpejt dhe në tërësi. Krerët e këtyre shteteve kanë lavdëruar në veçanti rolin balancues që ka luajtur presidenti Mubarak gjatë shumë vitesh në Lindjen e Mesme.

NOA/DV

KOMENTE