Algerl, 30 janar 2011, NOA- Qytetarët Algjerianë ditën e sotme janë ngritur në këmbë për të kërkuar ndryshimin e regjimit.
Mijëra persona morën pjesë në një manifestim të organizuar nga grupi opozitar Bashkimi për Kulturë dhe Demokraci, në Bejaia, rajon algjerian në Cabilia.
“Policia ishte e pranishme, por nuk e ka ndaluar dhe as penguar manifestimin, ndryshe nga ajo që ndodhi në Algjer më 22 janar. Manifestimi i ardhshëm do të jetë më 12 shkurt në Agjer”, deklaroi Said Saidi, udhëheqës i grupimit. Saidi njoftoi se në manifestimet në kryeqytet do të marrin pjesë edhe kryebashkiakë të pavarur dhe shoqata, ndër të cilat Lega Për të Drejtat e Njeriut
Në përfundim ai shtoi se këto manifestime nuk janë të rastësishme pasi, kërkohet heqja e gjendjes së jashtëzakonshme e cila qëndron në fuqi që prej viti ‘92, dhe krahas saj deklaroi ai kërkohet edhe ndryshimi i regjimit.
a.y/NOA