E diel, 30 janar 2011, NOA- “Shpeshherë ne e bëjmë të vështirë për veten, por me të drejtë, më duhet të pranoj se unë gabova nga ana taktike. Ne tentuam të luajmë me krahë në mesfushë, ndërsa mendoj se kjo ishte pak problem për ne”.
Ky ka qenë justifikimi i Sir Alex Ferguson i cili ka fajësuar veten për gabimet taktike në sfidën ndaj Southamptonit.
Duke vijuar më tej ai tha se, “Nuk funksionoi. Ne kemi pasur posedim në top, por kurrë nuk rrezikuam. Në pjesën e parë nuk bëmë asgjë. Goli i Southamptonit na motivoi për t’i mposhtur në pjesën e dytë”.
a.y/NOA