Tiranë 30 janar, NOA – Kryetari i Partisë Social Demokrate Skënder Gjinushi deklaroi sot se e vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës politike në vend është largimi i kryeministrit Sali Berisha.
Ai u shpreh se kjo mbetet e vetmja mënyrë pasi "Berisha ka shpallura shtet brenda shtetit”. Pas takimit me kryetarin e PS-së dhe tryezën e koalicionit opozitar, Gjinushi shtoi se e vetmja mënyrë që ka opozita për të reaguar sot janë protestat.
“Opozitës i kanë mbetur vetëm protestat. Dhe duhet të kuptoni se vrasja shtetërore nuk ka ndodhur nga dhuna, por nga pjesëmarrësit. Në panik nga 200 mijë pjesëmarrësit Berisha hapi zjarr. Kurrkush nuk pati tendencën të hynte në godinë. Ai në këtë panik shtiu mbi turmën për t’ja lënë vrasjen opozitës”, tha sot Gjinushi në një deklaratë për mediat.
Ai u shpreh se duhet një zgjidhje urgjente pasi Berisha kërkon të “gjunjëzojë popullin nëpërmjet breshërive të automatikut”.
a.k/NOA