Fier, 30 janar, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit. Dy persona janë dëmtuar në fytyrë pas një sulmi që u është bërë me acid. Ngjarja ka ndodhur pas debateve që kanë pasur për vendin e shitjes në tregun e këtij qyteti.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personat e dëmtuar janë bashkëshortët Nesti Stefa 52 vjeç dhe Floresha Stefa 45-vjeçe. Shkak për këtë ngjarje ka qenë konkurrenca për tregun dhe debatet e shpeshta.
Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, ndërkohë që nuk ka bërë të ditur ende emrin e tij. Dy personat janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë. Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit nga acidi. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se acidi u është hedhur në fytyrë dhe i ka kapur edhe në zona të tjera të trupit.
a.k/NOA (vijon..)