English

Houssine Kharja është zyrtarisht një lojtar i Interit

Milano, 30 Janar NOA - Pas Pazzinit një tjetër blerje ka ardhur në radhët e klubit të Interit. Houssine Kharja është zyrtarisht një lojtar i zikaltërve. Klubi i drejtuar nga Leonardo, praktikisht ka mbyllur të gjitha detajet e fundit të kontratës, në lidhje me mesfushorin e Genoas, duke e blerë atë në formë huazimi me të drejtë blerje të kartonit më 30 qershor të 2011. Lojtari tashmë ka përfunduar dhe seancën e parë stërvitore me ekipin zikaltër dhe është shprehur tepër i lumtur për këtë transferim. Ai do të mbajë veshur fanellën me numër 14.

r.b/NOA

KOMENTE