E diel, 30 janar 2011, NOA- Ditën e sotme ekipi i Interit ka zyrtarizuar blerjen e tij të fundit.
Futbollisti i Xhenovas, Hysein Khajra, që nga momenti i nënshkrimit të kontratës do të luajë me ekipin zikaltër.
Mesfushori i sapoardhur në ekip ka zhvilluar mëngjesin e sotëm stërvitjen e parë me skuadrën e Interit, për të qenë në dispozicion të teknikut Leonardo në përballjen e së dielës me Palermon.
Hysein Kharja do të mbajë veshur fanellën me numrin 14, thuhet në faqen zyrtare të klubit milanez.
Hysein Kharja, do të luajë në radhët e kampionëve deri në përfundim të këtij sezoni, me të drejtë rinovimi në muajin qershor.
a.y/NOA