E diel, 30 janar 2011, NOA- Lionel Messi në ndeshjen e luajtur dje ndaj Herculesit ka shënuar një rekord të ri.
Rekordi i thyer, kësaj radhe është ai i Samuel Eto’os prej 108 golave në La Liga.
Messi me dy golat e shënuar dje ndaj Herculesit e çon bilancin e tij në 109 gola në La Liga.
Me këtë bilanc të ri ai ka dëshmuar sërish se është në formën e tij më të mirë, duke premtuar për suksese të mëtejshme.
Golat të cilët shënuan edhe rekordin prej tij u realizuan në minutat përfundimtare të sfidës.
a.y/NOA