English

Milo: Situatë dramatike, të ndërhyjnë ndërkombëtarët

Tiranë, 30 janar, NOA – Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo deklaroi sot pas takimit të aleatëve të opozitës së bashkuar se kryeministri i vendit po bënë grusht shteti me institucionet.

Ai tha për mediat se “fakti që qeveria dhe mazhoranca tashmë po thellohen gjithnjë e më shumë në veprime ilegale, na bënë të dyshojmë se kemi të bëjmë një tentativë për të bërë grusht shtet brenda shtetit shqiptarë”.

Ai i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtarë që të ndërhyjë dhe të mos pranojë bllokimin e institucioneve. Ndërsa ka theksuar se ky është një “kërcënim shumë seriozë dhe dramatik për lirinë dhe demokracinë në Shqipërisë”.

Milo deklaroi se shumë shpjet koalicioni opozitar do të bëjë publike dhe datën e nisjes së protestave, duke theksuar se ato do të jenë paqësore.

“Situata nga momenti në moment mund të përkeqësohet në mënyrë dramatike. Shumë shpejt do të njofton veprimet e mëtejshme masive popullore të protestës”, tha Milo në takimin e zhvilluar në selinë e PS.

Ai u shpreh se grushti i shtetit qëndron në faktin se “z. Berisha se po shkon drejt realizimit të një grushti shteti me përqendrimin e të gjitha pushteteve ende të pavarura në Shqipëri nën thundrën e tij”.

Kreu i PDS-së i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë faktorit ndërkombëtar që të reagojë. “I bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtarë që të mos rrinë dhe të mos presin sesi po realizohet një grusht shteti brenda shtetit shqiptarë, por kërkojmë të ndërhyjnë me të gjitha mënyrat me qëllim që të ndalim këtë proces të degardmit të shpejt të demokracinë në vend”, tha ai.

a.k/NOA

KOMENTE