Prishtinë, 30 janar 2011, NOA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaron se PDK e Hashim Thaçit ende nuk e ka ftuar në koalicion.
Duke folur para mediave ai tha se, LDK nuk e mirëpret më ftesën e Thaçit për koalicionin qeveritar.Ai shtoi më tej se partia e tij po pret rezultatet përfundimtare të KQZ-së, por pavarësisht tyre vendimi për koalicionin nuk ndryshon.
Mustafa u shpreh i bindur që Lidhja Demokratike e Kosovës ta vazhdojë politikën në opozitë.
Ai i cilësoi si pazare tentativat e koalicionit nga ana e PDK-së dhe kryetarit të saj.
a.y/NOA