English

NATO, hetim për krimin e organizuar në Kosovë

Prishtinë, 30 janar, NOA - Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka ngritur një komision hetimor për të verifikuar vërtetësinë e shkrimeve në mediat e huaja, të cilët si udhëheqës të krimit të organizuar, përmendin emra te ish-udhëheqësve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Meqenëse shkrimet i referohen një dokumenti sekret të KFOR-it, Komandanti i trupave ndërkombëtare në Kosovë, Gerhard Byhler ka thënë se: ”Ky raport nuk i ka burimet në qarqet e KFOR-it, por është një raport i cili KFOR-it mund t´i vihet në dispozicion.

Të gjitha këto unë i marr seriozisht dhe për këtë kam krijuar një komision të përbashkët hetimor, i cili do të gjejë burimin e këtyre raporteve”, deklaroi gjeneral major Erhard Byhler.

Ai nuk saktësoi se sa kohë nevojitet për gjetjen e burimeve apo vërtetimin e shkrimeve, të cilat i referohen një dokumenti sekret të KFOR-it, të lëshuar në vitin 2004, ku ish-udhëheqës te lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmenden si udhëheqës të krimit të organizuar.

NOA/DV

KOMENTE