English

OSBE mbështetje Ballkanit për sigurinë kufitare

E diel, 30 janar 2011, NOA- Siguria kufitare e vendeve të Ballkanit ka qenë objektivi i radhës i vendosur nga OSBE.

Kjo organizatë po mbështet edhe bashkëpunimin mes policive kufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Përfaqësuesit e tyre u takuan këto ditë në Shkodër, në përpjekje për të rritur sigurinë në pikëkalimin e përbashkët kufitar të Muriqanit, i vetmi i këtij lloji në rajonin e Ballkanit.

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian, e njohur ndryshe si OSBE, po e jep këtë mbështetje për vendet e rajonit të Ballkanit, duke e cilësuar si një domosdoshmëri kjo për lëvizjen e lire dhe pa viza të shtetasve të tyre, si dhe për të luftuar trafiqet e jashtëligjshme dhe kontrabandën.

a.y/NOA

KOMENTE