English

Parashikimi i motit për sot 30 janar 2011

Tiranë, 30 Janar 2011 NOA - E diela që sapo ka hyrë, parashihet të dominohet nga kthjelllime dhe vranesira te here pas-hereshme ne bregdet dhe zonat e ulëta.

Ndersa ne jug dhe juglindje te shqiperise do te kemi grumbullime te vranesirave te cilat do te gjenerojne reshje te izoluara debore.

Mesdita do te sjelle kamive te vranesirave ne te gjithe territorin e vendit ku me te dukshme do te jene ne zonat malore Lindore.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte te dites do te vijoje me vranesira te dendura ne Juglindje ku per pasoje do te gjenerohen reshje lokale dekor.

Ndersa e gjithe pjesa tjeter e shqiperise do te mbetet nen ndikimin e kthjellimeve dhe vranesirave kalimtare.

Ne mbremje dhe gjate nates parashikohet qe kthjellimet të te dominojne ne te gjithe vendin.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne vlerat e mëngjesit, por mesdita do te sjelle 2 grade rritje te temperaturave ne vend.

Era do të fryje mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 40 km/h me drejtim Lindor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon do te jete 4 balle.

Europa

Pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga masa ajrore te qendrueshme.

Moti i kthjellet do te jete prezent ne pjesen me te madhe te Europes.

Perjashtim bejne nje pjese e rajonit te mesdheut ku do te dominojne vranesira dhe reshjet e shiut dhe te debores, por intensiteti i tyre do te jete i dobet.

Ndersa ne vendet Skandinave do te kete reshje te dendura debore te shoqeruar me stuhi te forta ere.

Problematike nga stuhite e forta te eres dhe dallgezimi i larte do te jene Spanja, Portugalia si edhe Italina jugore.

Ne Europen lindore do te kete renie te ndjeshme te temperaturave por moti do te jete i kthjellet.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Europa qendrore alarmon per temperatura te ulta;

Skandinavia alarmon per debore te dendur dhe ere te forte;

Portugalia rrezikohet nga stuhi te forta ere dhe dallge te larta.

e.t/NOA

KOMENTE