ZBARDHET NGJARJA, LEXONI RAPORTIN E NOA
Nga burime ende të pakonfirmuara zyrtarisht. Pas pak pritet një konfirmim zyrtar për agjencinë NOA nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit
Tiranë, 30 Janar 2011 NOA – Plan për të vrarë kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Burime të cilat për momentin janë në pritje konfirmimi nga NOA, bëjnë të ditur se është përgatitur një vrasje që kishte në epiqendër kreun socialist Edi Rama.
Në një komunikatë zyrtare, Policia e Shtetit tha sot se “si rezultat i një hetimi të kryer në bashkëpunim nga Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë dhe Prokuroria për Krimet e Rënda, me qëllim parandalimin e një akti kriminal, më datë 28.01.2011, nga ana e strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tre shtetasve”.
Ata janë:
1. Luan Zenel Rami, 37 vjeç, lindur në Burrel, me banim në Tiranë.
2. Fatos Hamit Rami, 29 vjeç, lindur në Burrel, me banim në Tiranë.
3. Afrim Ali Kica, 33 vjeç, lindur në Burrel dhe me banim në Tiranë.
Ndalimi i shtetasve të mësipërm është bërë, pasi po siguronin kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasje, parashikuar nga neni 80, i Kodit Penal, tha Policia e Shtetit.
Ky nen i Kodit Penal, thotë: Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje dënohet me burgim gjer në pesë vjet.
Policia tha se materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
e.t/NOA
Vijon...