English

Radiatorët shumë të nxehtë të shtojnë në peshë

Londër, 30Janar NOA - Për të humbur peshë duhet të qëndroni në të ftohtë. Të paktën, që temperatura të mos ndikojë në shëndetin tuaj duhet që ambienti ku qëndroni të jetë nën 18 gradë. Nga njëra anë, ne bëjmë mirë dhe për mjedisin, por nga ana tjetër ne ndihmojmë dhe jetesën tonë. Ky fakt është mbështetur nga hulumtuesit e Universitetit College në Londër, sipas të cilëve, temperaturat e larta zvogëlojnë nevojën e trupit për të shpenzuar energji, për të kundërshtuar të ftohtin e dimrit. Duhet qartësuar se nuk do të ndodhë që në rast s do të fikni kaloriferët gjatë gjithë natës të nesërmen kilet e tepërta do të zhduken papritur. Për të arritur në këtë rezultat duhet që aktiviteti fizik të jetë i duhur dhe korrekt të paktën për një zhvillim minimal.

r.b/NOA

KOMENTE