SHBA, 30 Janar NOA - Gjatë orëve të fundit janë bërë të ditura disa të dhëna te reja mbi funksionalitete e Sony Ericsson Xperia Play, “PlayStation Phone” të shumëpritur i cili do të prezantohet muajt në vazhdim në Mobile World Congress në Barcelonë.
Smartphon-i, me sistem operativ Android 2.3, mund të mbështetet tek një ekran me prekje të formatit FWVGA të një madhësie prej 4 polësh dhe nga një kamera e pajisur me blic LED dhe rezolucion 5.0 megapixel.
Në karakteristikat e Sony Ericsson Xperia Play përfshihen dhe lidhjet HSDPA, Wi-Fi, Bluetooth, motori grafik Sony Bravia me procesor GPU Adreno 205, një RAM 512MB, radio FM dhe një memorie e zgjerueshme nëpërmjet mirkro-skedave SD.
Ashtu siç dihet, e veçanta e Sony Ericsson Xperia Play do të jetë një joypad, me hapje me rrëshqitje.
r.b/NOA