Shkup, 30 janar 2011, NOA- Pas LSDM-së, edhe Demokracia e Re pritet të bojkotojë punimet e Parlamentit.
Këshilli Qendror i Demokracisë së Re do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme ku në rend të ditës do të jetë shqyrtimi i situatës aktuale politike në vend dhe vendimi për veprimin e mëtutjeshëm të partisë.
Zëdhënësi i DR-së, Arjanit Hoxha deklaroi se, një kohë të gjatë në Maqedoni nuk ka dialog politik dhe demokraci parlamentare.
“Të vetmit fajtorë për këtë situatë janë BDI-ja dhe VMRO-DPMNE-ja. Prandaj, të dielën Këshilli Qendror i partisë me propozim të Kryetarit të partisë do të vendos nëse Demokracia e RE edhe më tutje do të jetë pjesë e dialogut politik mes të shurdhërve ose veprimin e saj politik do ta realizojë atje ku janë problemet reale politike, ekonomike apo sociale” tha Arjanit Hoxha, zëdhënës i DR-së.
(INA)/NOA