Tiranë, 30 janar, NOA – Qëndrimi i opozitës pas ngjarjeve të 21 janarit është një prej pikëpyetjeve të axhendës së të majtës në vend. Për këtë qëllim pritet që sot ë zhvillohet dhe mbledhja e tryezës së aleatëve të Partisë Socialiste, ku do të diskutohet për qëndrimin që do të mbahet gjatë ditëve në vijim.
Burime nga Partia Socialiste thanë për agjencinë e lajmeve NOA se takimi i aleatëve do të zhvillohet në selinë e “Opozitës së Bashkuar” në orën 11:00. Në takim do të jetë dhe kreu i PS-së, Edi Rama.
Në qendër të diskutimeve do të jetë qëndrimi ndaj mazhorancës aktuale. Një prej ngjarjeve të fundit që është cilësuar si një provokim nga ana e mazhorancës për opozitën, është dhe vendimi i djeshëm i komisionit hetimor për hetimin e telefonatave që janë bërë gjatë gjithë muajit janar nga kreu i PS-së, dhe rreth 19 deputetë të kësaj partie.
Po ashtu në këtë listë janë dhe kreu i shtetit, Bamir Topi, drejtori i SHISH, Bahri Shaqiri dhe kryeprokurorja Ina Rama.
a.k/NOA