Vlorë, 30 Janar 2011 NOA – Vdekje tragjike për një djalë të mitur në qytetin e Vlorës. Ai humbi jetën pasditen e sotme në përpjekje për të nxjerrë bukën e gojës për të dhe familjen e tij të varfër.
Viktima është Ilmi Canaj, 16 vjeç, me banim në qytetin jugor bregdetar të Vlorës.
Adoleshenti, ishte duke mbledhur hekurishte që t’i shiste për skrap kompanive private që bëjnë shkrirje dhe përpunim hekuri.
I vogli po mblidhte skrapin, në gërmadhat e ish Fabrikës së Qelqit për llamba elektrike e cila ndodhet në zonën industriale në pyllin e Sodës.
Sikundër dalloni dhe në foto, godina trekatëshe ku gjeti vdekjen Ilmi Canaj u rrëzua gati plotësisht në momentet kur i mituri ndodhej aty me një matrapik duke gërmuar që të nxirrte hekurishtet.
e.r/NOA