Vlorë, 30 janar 2011, NOA- Një djalë i ri nga qyteti i Vlorës është gjetur i vdekur ditën e sotme.
Viktima e gjetur është identifikuar si Ilmi Canaj, dhe mësohet se ka qenë duke mbledhur skrap në gërmadhat e vjetra të ish Fabrikës së Llampave.
I riu u gjet i pajetë nga kalimtarët e zonës përreth të cilët sapo konstatuan kufomën njoftuan policinë e qarkut.
Sipas banorëve përreth Canaj ishte në kushte të vështira ekonomike çka e detyruan, të ndërmerrte një hap të tillë për të mbijetuar.
Në godinën e cila ndodhje afër zonës industriale të Pyllit të Sodës në momentin e shembjes kanë qenë edhe fëmijë të tjerë.
Sapo ka mbërritur në vendngjarje policia ka nisur punën për zbardhjen dhe sqarimin e mëtejshëm të rastit.
a.y/NOA