English

Zjarr në gjendjen civile në Vlorë

Vlorë, 30 janar, NOA – Zyrat e Gjendjes civile në Vlorë rrezikojnë të shkrumbohen nga zjarri. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Vlorë raporton se pak minuta më parë godina e gjendjes civile është përfshirë pjesërisht nga flakët. Nuk bëhen të ditur ende shkaqet që kanë sjellë këtë ngjarje. Ndërkohë që mendohet se mund të jetë një defekt elektrik në sistemin e ndërtesës.

Forca të zjarrfikësve të këtij qyteti kanë shkuar në vendngjarje dhe po përpiqen që të fikin zjarrin. Aktualisht zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll situatën.

Ndërkohë që punonjësit e gjendjes civile kanë ndërhyrë për të marrë dokumentacionin që është i ruajtur në letër. Bëhet e ditur se pjesa më e madhe e dokumentacionit është on-line.

a.k/NOA

KOMENTE