English

21 Janari, Berisha dëshmon sot në komision hetimor

Tiranë, 31 Janar, NOA – Kryeministri i vendit, Sali Berisha, do të dëshmojë ditën e sotme para komisionit hetimor parlamentar të ngritur posaçërisht për ngjarjet e dhunshme të 21 Janarit, para panelit të deputetëve mbi gjithçka di për atë ditë.

Në këtë mënyrë, kryeministri mbetet dëshmitari i parë që do të kryejë pohimet e tij mbi atë që gjithmonë e ka cilësuar si “puç apo grusht shteti".

Eshtë paralajmëruar se seanca ku Berisha do të jetë i pranishëm, do të zhvillohet sot në orën 17:30 në lidhje me të gjithë objektin e punës së këtij komisioni.

Ndërkaq, pas tij pritet që para këtij komisioni hetimor parlamentar të dëshmojnë edhe kryeprokurorja Ina Rama dhe apo drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri etj; që të gjithë me detajet përkatëse dhe personale për trazirat e 21 janarit.

n.e/NOA

KOMENTE