English

42 milionë banorë! Në Kinë, mega-qyteti rekord

Pekin, 31 janar, NOA - Kina po përgatitet të krijojë qytetin më të populluar në botë, me plot 42 milionë banorë.

Ky mega-qytet rekord sipas urbanistëve kinezë, po përgatitet që të ndërtohet nëpërmjet një projekti shumë ambicioz, i cili përfshin edhe mënyrat për të lehtësuar të gjitha llojet e shërbimeve, zvogëlimin e shpenzimeve dhe sidomos për të përmirësuar cilësinë e jetës së këtyre miliona qytetarëve që do jenë të detyruar të jetojnë së bashku në një hapësirë të vetme.

Kjo është një ide e thjeshtë po të mendosh se do të ndërtohet duke marrë nëntë qytete të shpërndara në një sipërfaqe prej më shumë se dyzet mijë kilometra katrorë, bashkimin e tyre në gjashtë mijë kilometra rrugë hekurudhore, duke përfituar një metropol gjigant.

Konkretisht, qyteti i madh, do të ndërtohet në pellgun jugor të lumit Pearl, me në veri, Guangzhoun kolosal që ka aktualisht 11.7 milionë banorë, qytetet mesatarë Foshan Dongguan, në perëndim Zhaoquingin, në lindje Huizhoun, në jug Jlangmenin, Zhongshanin, Shenzhenin dhe Zhuhain e braktisur me vetëm 1.5 milion banorë.

Projekti mendohet të realizohet brenda 6 viteve dhe parashikon plot 250 miliardë euro shpenzime vetëm për projektet e infrastrukturës dhe shqyrtimit të shërbimeve të transportit.

n.e/NOA

KOMENTE