English

Arrestohet ish-shefi i sigurimit të ushtrisë jugosllave

Beograd, 31 janar – Ish-shefi i Drejtorisë së Sigurimit të Ushtrisë së Jugosllavisë, Aca Tomiç është arrestuar sot, raportojnë mediat serbe. Ai do të merret në pyetje për shkak të dyshimit se ka fshehur më të kërkuarin e Tribunalit të Hagës, Ratko Mlladiçin. Sipas këtij burimi, ai u mor me urdhër të Prokurorit për krime lufte, Vlladimir Vukçeviçit.

Aca Tomiç ka ushtruar funksione të larta në APJ. Në fillim të viteve ’90 u transferua në komandën e mbrojtjes së qytetit të Beogradit në pozitën e zëvendësit të shefit për siguri, prej nga më 1993 kaloi në seksionin e kundërspiunazhit të Drejtorisë së sigurisë të UJ, ndërsa katër vjet më vonë u dërgua në Prishtinë në krye të grupit të kundërspiunazhit.

Emri i tij është lakuar gjatë disa zhvillimeve e incidenteve në Serbi pas vitit 2000. Ai u gjet edhe në listën e 44 emrave të akuzuar për vrasjen e Gjingjiçit.

Gjenerali Pavkoviç kishte pohuar se gjatë vitit 2002 Tomiç ishte parë me Ratko Mlladiçin.

NOA/RTK

KOMENTE