Australi, 31 Janar NOA - Novak Gjokoviç ka triumfuar në Australian Open. Në garën finale, tenisti serb, numri 3 në renditjen e përgjithshme botërore, ka mundur në tre sete skocezin Andy Murray me pikët e mëtejshme: 6-4, 6-2, 6-3, në një kohë prej 2 orë e 39 minutash. Djokovic, në këtë mënyrë ka arritur të dyfishoi këtë trofe ku kujtojmë se dhe në vitin 2008 ishte pikërisht ai fituesi, kur në finale arriti të mundë francezin Tsonga. Kështu, Slam-et që ai ka arritur të fitojë në karrierë, ngjiten në kuotën dy. Në rrugën drejt fitores, Djokovic ka arritur të eliminojë dhe Roger Federer, i cili është fituesi i turneut në vitin 2010.
r.b/NOA