English

Bashkia Kamëz shpërndan 17 bursa për studentet

Kamëz, 31 janar, NOA - Bashkia e Kamzës ka shpërndarë 17 bursa për studentet e vitit të parë që studiojnë nëpër universitet të ndryshme të vendit. Nga 150 aplikime që janë bërë në këtë qytet të drejtën për bursë e kanë pasur vetëm 33 student.

Drejtuesit e Bashkisë thanë se krahasuar me vitet e kaluara numri i bursave ka qenë më i madh, ndërsa bashkia ka bërë seleksionimin e tyre në mënyrë të duhur, duke shkuar bursa vërtet tek ata nxënës që e meritojnë. Përzgjedhja është realizuar duke marrë parasysh problemet social-ekonomike të nxënësve, por edhe duke stimuluar ata nxënës të cilët kanë mbaruar gjimnazin me rezultate të larta.

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu deklaroi se, “Bashkia e Kamzës do të jetë gjithmonë pranë nxënësve dhe studenteve që do t’i stimulojë ata në përvetësimin sa më të mirë të dijeve dhe vënien e tyre në zbatim të së ardhmes evropiane të qytetit.”

Sipas tij, ata student të cilët do të ruajnë rezultatet e larta edhe në universitet do të shikohet mundësia e stimulimit të tyre në mënyra të ndryshme. Më tej ai theksoj se, studentët janë “ambasadorët më të shkëlqyer të Kamzës në përcjelljen e imazhit të këtij qyteti, atje ku ju do të operoni me dijet tuaja”.

Ndërsa studentët falenderuan kryetarin e Bashkisë Z. Xhelal Mziu, Këshillin Bashkiak dhe premtuan se këtë stimul do të përpiqen ta justifikojnë me punë dhe me rezltate të larta në mësime.

Bashkina Kamëz përgjatë këtyre katër viteve është punuar shumë në arsim, kulturë, sport etj,. ku është bërë e mundur ndërtimi i 10 shkollave 9-vjeçare, 3-shkolla të mesme, 1 shkollë e profilizuara dhe 8 kopshte.

Drejtuesit e Bashkisë thanë se shpejti do të inaugurohet edhe Qendra Kulturore, e cila është e kokurrueshme jo vetëm në vend, por edhe në rajon. Këtë vit është krijuar edhe Drejtoria Arsimore e Kamzës, e cila do të japë një impuls të ri në zhvillimin e arsimit në këtë zonë. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj para pak ditësh gjatë prezantimit të drejtorit të zyrës arsimore në Kamëz premtoj më shumë investime për arsimin në zonën e Kamzës. Nga 634 maturant që kanë mbaruar shkollën e mesme publike në Kamëz, 432 kanë fituar të drejtën e studimit në Universitete Publike.

NOA

KOMENTE