Bruksel, 31 janar, NOA – Zëdhënësja e Komisionit Europian Natasha Batler ka deklaruar sot se Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle është i gatshëm që të vizitojë Tiranën për të zgjidhur krizën politike nëse i bëhet një ftesë nga dy drejtuesit kryesorë politikë në vend.
“Ne presim të na bëhet një ftesë zyrtare nga të dyja forcat politike”, tha Batler, e pyetur nga gazetarët për faktin se përse Fyle nuk ka shkuar ende në Tiranë për të zgjidhur krizën politike. Zëdhënësja e Komisionit ka folur edhe për situatën aktuale dhe për mesazhe që ka lëshuar Brukseli në lidhje me zgjidhjen e saj.
Ajo u shpreh se si Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe komsioneri për zgjerimin kanë dhënë mesazhe të qarta për uljen e toneve mes palëve.
a.k.NOA (vijon...)