English

Berisha: Ja pse 21 janari ishte grusht shteti

Tiranë, 31 janar, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e komisionit hetimor parlamentar se “grushti i shtetit i ideuar nga drejtuesit e PS-së mori përgjigjen e merituar”.

Në mbledhjen e grupit Berisha citoi të gjithë fjalorët ndërkombëtare në lidhje me termin e grushtit të shtetit. Ai u shpreh se që nga Oksfordi dhe deri në fjalorët elektronikë grushti i shtetit perceptohet si një sulm i një grupi njerëzish për të marrë pushtetin.

Kreu i qeverisë u shpreh se Garda e Republikës qëndroi heroikisht ndaj sulmseve dhe tentativave për të rrëzuar shtetin. “Grusht i shtetit i 21 janarit dështoi në mënyrën më të turpshme. Puçistët kapitulluan në një sulm barbar ndaj këshillit të ministrave Nuk ka maskë dhe asgjë që do të mund të mbulojë fytyrën tuaj me aktin që bëtë”, tha sot Berisha.

Ai u shpreh se urdhrat e Prokurorisë u lëshuan pas deklaratës së Edi Ramës “se do të protestojmë kundër horrave të gardës”.

a.k/NOA

KOMENTE