English

Berisha: Puçi shkaktoi dëme, të rikuperojmë imazhin

Tiranë, 31 Janar, NOA – Në vend të zotit Lulëzim Basha, do të ishte Tom Doshi; në vend të zotit Bujar Nishani, do të ishte Spartak Ngjela etj.

Këto kanë qenë pohimet e kryeministrit Berisha gjatë një mbledhje të Komitetit Ndërministror të Integrimit, duke komentuar sërish demonstratën e dhunshme të 21 Janarit e duke pohuar se këto ndryshime qeveritare pretendonte opozita të realizonte përmes saj.

“Por ne duhet ta kapërcejmë atë që ndodhi atë ditë, edhe pse ishte një goditje ndaj procesit të integrimit dhe duhet të përmirësojmë pasojat e tij”, tha më pas Berisha.

Duke shtuar se përpjekja për të pushtuar institucionet mori kundërpërgjigjien më të fuqishme, duke iu dëshmuar shqiptarëve dhe mbarë botës se ato funksionojnë siç duhet.

“Iu tregoi se ky vend ka shtet dhe ka ligje, mbi të cilët nuk kalon dot askërkush dhe kjo është ana tjetër e medaljes, mbi bazën e së cilës ne kemi gjithë potencialin për të rikuperuar dëmin e bërë”, shtoi kreu i qeverisë ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE