English

Berisha: Zgjedhjet e 8 majit, sipas standardeve

Tiranë, 31 janar, NOA – Kryeministri Sali Berisha tha sot në mbledhjen Komitetit Ndërministror të Integrimit se mazhoranca është e vendosur të zbatojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ai u ndal në reformat që duhen kryer për zgjedhjeve dhe për fushatat elektorale. Në kuadër të rekomandimeve të Bashkimit Europain, Berisha u shpreh se shumë shpejt do të miratohet ligjit për financimin e partive politike.

Një problem kryesor, sipas kreut të qeverisë, është dhe përgatitja e zgjedhjeve vendore. “Garantojë partnerët ndërkombëtarë se zgjedhjet e 8 majit do të jenë të lira dhe demokratike”, tha sot Berisha në mbledhjen e komitetit.

Ai theksoi dhe një herë rëndësinë që ka bashkëpunimi i opozitës për zgjedhjet vendore.

“Oferta jonë ndaj opozitës është që të zbatojmë çdo amendament, t’ja dërgojmë OSBE, ODIHRI dhe Komisionit të Venecias”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE