SHBA, 31 Janar NOA - Pas qenëve, të cilët përdoren më së shumti dhe minjve, që kanë qenë objekt eksperimentesh të shumta, tashmë edhe bimët mund të trajnohen për të zbuluar praninë e eksplozivëve. Diçka e tillë është mbështetur nga një studim i publikuar në Plos One, në të cilin përshkruhen lulet OMG të prodhuara në Colorado State University, të cilat ndryshojnë ngjyrën e tyre në varësi të pranisë së TNT. Hulumtuesit kanë shtuar një proteinë, e cila në prani të TNT derdhet në klorofil nga qelizat, duke shkaktuar këtë ndryshim tek bima.
r.b/NOA