English

Bologna – Roma, shtyhet për shkak të dëborës

Bolonja, 31 Janar NOA - Nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta sfida mes Bolonjës dhe Romës e cila ishte e vlefshme për javën e 22 të kampionatit Italian të Seria A. Në fund të saj, fitimtare duhet thënë se ka dalë dëbora që kishte mbuluar të gjithë stadiumin në “Dall’Ara”, duke bërë të pamundur që në fushë të zhvillohej një lojë e rregullt dhe normale. Në këtë situatë arbitrit Banti, nuk i mbeti gjë tjetër veçse tu jepte të dejtë lojtarëve, të cilët të udhëhequr nga kapitenët respektivë Totti dhe Di Vaio, u thyen në shtëpi, pasi ndeshja përfundimisht u ndërpre në minutën e 17.

r.b/NOA

KOMENTE